Kosova aplikon anëtarësimin për KiE, ministrja e jashtme: Hapëm një kapitull të ri! Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë: Sot u prish marrëveshja e Uashingtonit

Kosova aplikon anëtarësimin për KiE, ministrja e jashtme: Hapëm një kapitull të ri! Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë: Sot u prish marrëveshja e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandëe Vuçiç

TIRANË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, sot në Strasburg të Francës. Gërvalla njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, teksa shtoi se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

“Dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës. Sot hapëm një kapitull të ri për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë në instancat të ndryshme të Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare dhe për fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova është vendi më demokratik në rajon, Kosova është vendi më proeuropian në rajon dhe është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës një ditë e më parë. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshill të Europës dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje të tyre në instanca europiane”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka deklaruar se me këtë vendim është shkelur marrëveshja e Uashingtonit, dhe ka thirrur të premten Këshillit të Sigurisë. Një reagim e ka pasur edhe kryeministri Edi Rama nga Brukseli, ku tha se “i vinte keq për Serbinë”, duke theksuar se mbështet Kosovën në këtë vendim.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg. Këshilli i Evropës mbron lirinë e shprehjes dhe të medias, barazinë dhe mbrojtjen e pakicave. Këshilli ka inicuar fushata për çështje si mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtat e romëve, pakicës më të madhe në Evropë. Po ashtu ka zhvilluar fushata për mbrojtje nga gjuha e urrejtjes në internet.

Këshilli i Evropës ndihmon vendet anëtare të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin dhe të ndërmarrin reforma të nevojshme gjyqësore. Nga kjo organizate është përjashtuar Rusia se fundmi.

Mundësia për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës u hap me dëbimin e Rusisë nga kjo organizatë. Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës. Duke qenë se vendimet në merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë: Sot u prish marrëveshja e Uashingtonit

1652297468_1339807.jpg

Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është prishur marrëveshja e Yashingtonit pasi Kosova sot miratoi nismën në Qeveri për kërkesën e anëtarsimit në Këshillin e Evropës.

Madje presidenti serb ka njoftuar se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë të premten Sipas Vuçiç ka shkelje flagrante të marrëveshjes së Ëashingtonit mes Kosovës e Serbisë, e nënshkruar në shtator të vitit 2020. Kosovës i duhen 2/3 e votave për anëtarësim në KE, ndërsa Serbia ka thënë se ka premtime nga 14 shtete që do të lobojnë kundër pranimit të Kosovës.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja