Kosova, Cooper: Mosnjohja 
nga 5 shtete, problem i BE  

Kosova, Cooper: Mosnjohja <br />nga 5 shtete, problem i BE  
BRUKSEL- “Mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të Bashkimit Europian është më shumë problem I BE se sa I Kosovës.” Kështu deklaroi ndërmjetësi evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper gjatë debatit për Kosovën në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel.

“Fakti që BE-ja nuk ka qëndrim unik ndaj pavarësisë së Kosovës, është më shumë problem i BE-së sesa Kosovës, e cila duhet të përqendrohet në reforma”- theksoi Kuper duke shtuar më tej se nuk pret që këto 5 vende, Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania të ndrshojnë qëndrim së shpejti.

Ndërkaq duke u ndalur në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kuper deklaroi se “Beogradi interpreton gabimisht marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.” Sipas tij insistimi i Beogradit që në tabelën me emrin e Kosovës dhe yllin të shkruhet teksti i plotë i fusnotës, është interpretim i gabuar i marrëveshjes. Fusnota është fusnotë”, ka deklaruar Kuper, duke thënë se është e mjaftueshme që teksti i fusnotës të qëndrojë në dokumentet e takimeve rajonale.

Kjo është kundërshtuar nga shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic. “Marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk është zbatuar për shkak të interpretimeve të ndryshme të saj. Ne jemi pajtuar që fusnota të paraqitet në tabelë (përkrah emrit të Kosovës), por për fat të keq të gjithë bëjnë sikur nuk jemi marrë vesh për një gjë të tillë. Për këtë duket qartë se kanë edhe mbështetjen e Robert Kuperit”, ka thënë Stefanovic.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, më 24 shkurt të këtij viti. Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova, në forumet dhe nismat rajonale, përfaqësohet me fusnotën, e cila përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza