BRUKSEL- Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për kodin telefonik të Kosovës, ka bërë të ditur shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian.

Duke iu përgjigjur pyetjes së raportuesit të Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin, Ashton ka thënë se "marrëveshja për kodin telefonik është pjesë e paketës për çështje të tjera në lidhje me telekomunikacionin, e cila pret konfirmimin final".

Sipas raportimeve, Ashton po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë “kanë kaluar më shumë se 100 orë në dialogun e lartë politik, i cili ka rezultuar me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill", ka njoftuar kabineti i Jelko Kacinit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)