Kosova* dhe Serbia në të parin
takim rajonal pas marrëveshjes

Kosova* dhe Serbia në të parin <br />takim rajonal pas marrëveshjes
PODGORICE – Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë në të parin takim rajonal që prej nënshkrimit të marrveshjes për bashkëpunimin rajonal.

Në takimin që u zhvillua në Danillovgrad të Malit të Zi, me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit perëndimor për arsim dhe trajnim, zëvendësministri serb i Shkencës, Zoran Kostiq, është ulur pranë përfaqësueses së Ministrisë kosovare për Arsim, Riva Prekorogja, njoftoi Europa e Lirë.

Mbi tryezën e delegacionit kosovar ka qëndruar një etiketë me mbishkrimin “Kosova*”, pra së bashku me yllin e ashtuquajtur “fusnotë”, raportuan mediat malazeze.

Prishtina dhe Beogradi, më 24 shkurt, kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunimin rajonal, sipas të cilës emërtimi i Kosovës shoqërohet me një yll që i referohet Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën