Në Bruksel të martën është arritur marrëveshja për zbatim të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.0 Këtë e ka konfirmuar në një postim në Twitter i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter. Për arritjen e marrëveshjes të martën ka shkruar edhe Besnik Bislimi në një postim në Twitter.
"Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës", ka shkruar Bislimi në Twitter.
Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - kryesisht me shumicë serbe - nuk kanë paguar rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.
BE-ja pret që gjatë takimeve të sotme, pos finalizimit të udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energji, të diskutohet edhe për përgatitjet për një takim në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për një vit nuk ka pasur takime në nivel të tillë.
Fillimisht, të martën, janë zhvilluar takime bilaterale të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë Lajçaku ka pasur edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq. Marrëveshja për energji ishte arritur në vitin 2013, e pastaj ishte konfirmuar edhe në vitin 2015. BE-ja do të luajë rolin e lehtësuesit edhe në implementimin e kësaj marrëveshjeje.
Burimet e BE-së kanë thënë se do të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturve. Një deklaratë e përbashkët e Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje është gati, por ka mbetur që të saktësohen disa terme që përmenden në të, në mënyrë që ajo edhe të nënshkruhet. Takimet e sotme në kuadër të dialogut po zhvillohen vetëm dy ditë para se në Bruksel të zhvillohet një takim i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Po ashtu raportet mes këtij rajoni dhe BE-së, si dhe procesi i zgjerimit, do të jenë tema edhe të Këshillit Evropian që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel. Pikërisht dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë shihet si një prej sfidave më të mëdha për rolin e Bashkimit Evropian në rajon. Deri më tash në BE nuk kanë qenë të kënaqur me rezultatet e dialogut dhe tash kërkojnë që sa më parë të ketë progres konkret që do të çonte deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, e cila do t’u mundësonte Kosovës dhe Serbisë përparim në realizimin e aspiratave evropiane.
Arritja e marrëveshjeve ndihmon në krijimin e rrethanave për takim në nivel të lartë dhe për avancim të dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, thonë diplomatët në BE. Mungesa e gatishmërisë nga ana e palëve për marrëveshje deri më tash është përmendur nga BE-ja si arsye pse nuk është thirrur ndonjë takim i ri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me përjashtim të një takimi të tyre në Berlin Kurti dhe Vuçiq në kuadër të dialogut nuk janë takuar tash e një vit./REL
Firmosja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri për Kryeministrin Rama janë rruga e duhur.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, ka shkruar Rama në twitter.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me anë të një statusi ne mediat sociale bëri të ditur se kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për t’i përgëzuar ata pasi delegacionet e dy vendeve arritën më 21 qershor dakordësinë për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.
“Bisedova sot me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për t’i përgëzuar ata mbi arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të ketë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.” shkruan Borrell.
Në Bruksel sot, në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013.
Më herët, Bashkimi Evropian ka thënë se me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.
Sipas kryenegociatorit të Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.
Bislimi tha se Elektrosever-i do t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike, si dhe do t’i faturojë dhe të mbledhë pagesa.
“Marrëveshja nuk e njeh Elektrosever-in si shpërndarës, do të thotë distribuimi është monopol i KEDS-it (Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike), por KEDS-i, në bazë të marrëveshjes së vitit 2015 ia nënkontrakton katër shërbime të veta Elektrosever-it. Do të thotë e mban pronësinë, e mban monopolin, por nënkontrakton shërbimin e vendosjes së matësve të energjisë elektrike, mirëmbajtjes së matësve, jo të rrjetit, faturimin e shpenzimeve të konsumit të energjisë elektrike dhe inkasimit”, tha Bislimi gjatë një adresimi për gazetarë në Bruksel.
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se udhërrëfyesi përfshin një sërë hapash, afatesh dhe përgjegjësish për të dyja palët. Të gjitha afatet nisin nga momenti kur Elektrosever merr licencën për furnizim, tha Petkoviç.
“Elektrosever do të kryejë edhe shërbime të rëndësishme të shpërndarjes - ajo që kemi kërkuar dhe në të cilën kemi insistuar. Elektrosever do të kryejë shërbime të shpërndarjes, si: faturim, pagesa, mirëmbajtje e rrjetit dhe lidhje fizike e konsumatorëve. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të thotë se kemi autonomi në furnizimin e veriut të ‘Kosovës dhe Metohisë’ me energji elektrike”, tha Petkoviç.
Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok - kryesisht me shumicë serbe - nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar që nga viti 1999. Edhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se dakordimi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë është "një hap i madh përpara".
Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës paguhet nga KOSTT-i, apo Qeveria e Kosovës.
Nje marreveshje e cila do te ndikoje ne marredheniet mes vendeve dhe do te ndihmoje ne plot aspekte! Falenderimet nga Borrell jane per tu vleresuar
PërgjigjuMarreveshja per energjine eshte nje marreveshje teper pozitive si per ekonomine e shqiperise dhe te Kosoves. Do kemi me shume ndikime pozitive mes vendeve
PërgjigjuVetem ne kete menyre mund te kalohet kriza nderkombetare qe ka kapur shume vende te botes. Me vjen mire qe po behen marreveshjet e duhura!
PërgjigjuKur vjen puna per zhvillimin e vendit cdo shtet duhet ti harroje hatermbetjet e meparshme. Me vjen mire qe po behen bashkpunimet e duhura.
PërgjigjuArritja e ketyre marreveshjeve eshte ne te mire te dy shteteve
PërgjigjuPo ecin ne rruge te duhur dhe keshtu sheshojne edhe zenkat me njeri tjetrin
PërgjigjuI lumte z Rama per zhvillimin qe i ka sjelle Shqiperise keshtu te vazhdoje
PërgjigjuUroj qe marreveshja te ece mire dhe ti bashkohet edhe kosova kesaj nisme qe do te jete fitimprurese per secilin vend
PërgjigjuMe shprese se bashkpunimet mes dy vendeve te vazhdoje keshtu me kemben e mbar sepse kjo esht nje gje shum e mire per kosoven
PërgjigjuSuksese dhe te tilla bashkpunime te kene sepse te dyja vendet do ecin perpara dhe me vjen mir qe e shkuara esht len pas
PërgjigjuUroj qe bashkepunimet me kosoven dhe serbine e ndodhin dhe te funksionojne me se miri sepse ne fund gjithcka do te jete ne te miren e kosoves.
PërgjigjuMenyra se si kjo marrveshje po ecen perpara tregon qe dhe kosova po i bashkohet shteteve te tjera ballkanike dhe pak nga pak fo te ulet ne tryeze me ta bravoo
PërgjigjuNje marrveshje historike qe te dy shtetet te ndajne nje ekonomi sa me te konsoliduar dhe per te miren e qytetareve te tyre
PërgjigjuKa te drejte kjo eshte rruga e duhur per te ecur para duke bashkepunuar me njeri tjetrin dhe duke lene pas merite per ngjarjet e ndodhura shume vite me paare.
PërgjigjuKosova duhet ta lejn mbrapa te shkuaren dhe te kete marrdhenie te mira me serbin sepse kjo eshte rruga e duhur
PërgjigjuBravo kjo eshte rruga e duhur dhe e mira per te dy shtetet
PërgjigjuNje arritje shume e madhe,dhe me ne fund po behen gjerat realitet
PërgjigjuPritej te ndodhte dhe kjo pasi duhet te lihen menjan e kaluars dhe te shohim per nje te ardhme me te mire
PërgjigjuVertet prekse te shohesh sesi keto dy popuj po badhkpunojne bashke
PërgjigjuMe ne fund cdo gje po shkon me se miri????
Përgjigju