Kosova do t`ia dorëzojë sot Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian raportin e parë vlerësues për gjendjen aktuale në plotësimin e 95 kritereve të përmendura në udhërrëfyesin për liberalizim vizash.
Raporti i ishte dorëzuar Brukselit më 1 shtator nga ministrja për Integrime e Kosovës, Vlora Çitaku, por Prishtinës i është dhënë kohë që deri më 15 shtator t`i bëjë ndryshimet përfundimtare në raport.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një deklaratë për Radio Kosovën, ka shprehur bindjen se raporti, vërtetësia e të cilit duhet të analizohet nga një delegacion i posaçëm, do të vlerësohet pozitivisht nga BE-ja.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com