/ATSH-B.Jashari/.- Nisma për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për kushtet e udhëtimit të shtetasve të dyja vendeve është miratuar në parim, sot në Prishtinë, nga kabineti qeveritar, në vazhdim të mbledhjes së zhvilluar paradite.
"Marrëveshja rregullon lëvizjen e shtetasve të të dyja vendeve në territorin e palës tjetër pa viza dhe me një dokument të vlefshëm udhëtimi ose kartë të vlefshme biometrike të identitetit dhe do të avancojë bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve", u theksua në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu, marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentave të shoferëve ka marrë miratimin në parim në mbledhjen e sotme të qeverisë kosovare. "Të dyja vendet do të njohin patentën e shoferëve të dhëna nga autoritetet kompetente dhe në pajtim me legjislacionin e tyre kombëtar", u tha në mbledhje.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt dhe ka miratuar politika dhe vendime të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njohur kabinetin qeveritar për vizitën në Gjermani dhe për takimet e zhvilluara atje. Ai e ka vlerësuar lartë përkushtimin dhe mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore. Në takimet e zhvilluara me homologun dhe zyrtarët tjerë të lartë të shtetit gjerman, është theksuar angazhimi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
/Shqiptarja.com