Kosova e Serbia pro planit franko-gjerman, ish-ministri Bushati për Report Tv: Marrëveshja në favor të të dyja palëve! Përfundimi i konfliktit i shërben sigurisë rajonale

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati thotë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje në favor të të dyja palëve. Në një intervistë për ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Bushati u shpreh se përfundimi i konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës i shërben sigurisë në rajon. Sipas numrit një të diplomacisë shqiptare, 5 vendet e BE-së të cilat ende nuk e njohin Kosovën kanë një mundësi të artë që të ndryshojnë qasjen nga Kosovës.

‘Jemi në një situatë të re, pasi marrëveshja ndërtohet mbi bazën e parimit të simetrisë. Kemi një njohje të dokumenteve kombëtare e simboleve kombëtar e pasaportës vulës doganore, ajo çka është e rëndësishme është elementi që ka të bëjë me përfaqësimin. Mendoj se kjo marrëveshje është një balancë mes idealeve dhe të mundshme. Do të ishte një marrëveshje finale që do të mbyllej me një epilog për anëtarësimin në BE. Për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës duket se qëllimi imediat i SHBA është si ta rrethojë sa më shumë apo reduktojë influencën ruse në Serbi. Edhe sikur presidenti Vuçiç të ndriçohej dhe të thoshte që kam vendosur të njoh Kosovën si shtet i pavarur, do përpiqej ta bllokonte me çdo kusht, e kam fjalën për 5-shen që se njohin, për të rishkruar rregullat e rendit ndërkombëtar. S’ka lëkundje ndaj shqiptarëve në rajon, pasi dihet se vokacioni ynë është mjaft i qartë në këtë drejtim. Është çështje sigurisë rajonale, 5-shja që nuk e ka njohur ka një mundësi të artë të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Në rast se ky proces do të shoqërohej me një njohje nga ana e Sllovakisë, automatikisht s’do kishte argumente të forta presidenti i Serbisë për të mos lëvizur drejt njohës përfundimtare. Është një marrëveshje e cila është në favor të dy vendeve si Kosovës ashtu edhe Serbisë.’- tha Bushati.

Pas orësh të tëra takime më 27 shkurt, me përfaqësuesit e BE për dialogun dhe mbi 3 orë përballë njëri-tjetrit Albin Kurti e Aleksandar Vuçiç nuk arritën një marrëveshje për dialogun mes 2 vendeve. Të dyja palët ia hodhën përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa diplomati i lartë i BE, Joseph Borrell foli për qasje konstruktive të dy liderëve. Megjithatë, Kurti tha se e ka pranuar propozimin franko-gjerman. Dy liderët takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët që cilësohet si më i rëndësishmi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë