Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur i shqetësuar për armatosjen e Serbisë, ndërsa ka deklaruar se po përgatit skenarë të tjerë të provokimeve në rajon.
 
Qasja e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit është qasje e provokimeve sistematike dhe nuk është aspak rast i izoluar.
 
Provokimet sistematike të Serbisë nuk kanë mbaruar por ajo po përgatitet për më shumë skenarë të provokimeve ndaj vendit tonë dhe rajonit
”, ka deklaruar Hoxhaj.
 
Hoxhaj gjithashtu u shpreh se Vuçiç ka folur për armët dhe aeroplanët që ka blerë shteti serb duke kërcënuar në mënyrë indirekte.
 
Serbia po rrit potencialin e saj ushtarak dhe po armatoset.
 
Vuçiç flet për armët dhe aeroplanët e rinj që janë blerë nga shteti serb.
 
Pra, bilanci i forcave ushtarake serbe nuk është i njëjtë siç ka qenë para disa muajs
h”deklaroi Hoxhaj.
 
Tensionet mes dy vendeve u rritën në fillim të vitit pas trenit ilegal serb që u tentua të futet në Kosovë dhe arrestimit të Haradinajt në Francë.


dy.b/shqiptarja.com