Ekipi përfaqësues i Kosovës për vajza është mposhtur me rezultat e thellë 7-0 nga Polonia. Sulmuesja polake, Pajor shënoi 4 gola në këtë takim. Me këtë humbje të thellë Kosova është në vendin e parafundit me 7 pikë, 7 më shumë së Armenia dhe tri më pak së Shqipëria në vendin e 4.
Edhe Shqipëria ka humbur sonte nga Norvegjia me rezultat po ashtu të thellë 5-0. Me këtë Kosova dhe Shqipëria nuk kanë më asnjë shanse për kualifikim në Botërorin e vajzave pasi ndeshjet kualifikuese të tyre kanë përfunduar sonte.