Shumë talente janë dalluar gjatë këtij viti në Kosovë, por driblimet e Arbër Zenelit janë klas më vete. Arbër Zeneli është lojtari i vitit 2018 në Kosovë, një çmim i cili jepet vit pas viti nga Federata e Futbollit të Kosovës.Kosova siguroi një vend të parë historik në ‘’Nations League’’ këtë vit dhe një nga lojtaret kyç ishte edhe Arbër Zeneli .23 vjeçari shënoi 4 gola gjatë kompeticionit evropian, 3 nga të cilët i shënoi në ndeshjen vendimtare ndaj Azerbajxhanit dhe 1 gol ndaj Ishujve Faroe.
Zeneli është një nga talentet më premtues të kombëtares kosovare. Ai vendosi ti bashkohet kombëtares në vitin 2016 pasi kishte veshur fanellën e kombëtares së Suedisë për moshat u-17, u-19, u-21. Por Arbër Zeneli nuk kor sukses vetëm në kombëtare. Ai është një lojtar kyç edhe në Hollandë tek Heerenven ku është ndër asistuesit më të mirë të kampionatit holandez.
Ndërkohë në Kosovë lojtari më i mirë është shpallur Bekim Isufi, i Dritës, kampiones së Kosovës. Lojari më i mirë Xhevdet Shabani (Drita). Ndërsa golashënuesit më të mirë u shpallën Betim Haxhimusa (Drita), Alban Shillova (Flamurtari) dhe Kastriot Rexha (Feronikeli) me 13 gola secili.