Kosova ende në pritje të rezultateve për Omicronin

Kosova ende në pritje të rezultateve për Omicronin

Kosova pret që deri në fund të muajit dhjetor të pranojë rezultat e mostrave të dërguara jashtë vendit, për të parë nëse ato janë pozitive për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

“Ende nuk i kemi pranuar rezultatet e mostrave të fundit. Ende nuk dihet data e saktë, por besoj se deri në fund të muajit deri më 28-29 dhjetor besoj që kthehen (rezultatet)”, tha për Radion Evropa e Lirë, Era Pireva, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Ajo tha se edhe gjatë 20 dhjetorit do të dërgohen për analizim mostra të reja në Gjermani. Kosova dërgoi në fillim të dhjetorit 72 mostra në një laborator në Gjermani, përmes një programi të Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) për të parë nëse në to ka prani të variantit Omicron.

IKSHPK-ja edhe në të kaluarën ka dërguar në Gjermani mostra për të identifikuar praninë e variantit Delta dhe Delta Plus, pasi Kosova nuk ka kapacitete për ta bërë një gjë të tillë. Aktualisht, gjendja epidemiologjike në Kosovë vlerësohet e qetë dhe në vend janë pak mbi 300 raste aktive me koronavirus.

Për dallim nga Kosova, shtetet rajonit dhe Evropës po përballen me rritje të rasteve me COVID-19, për shkak të variantit Omicron, i cili besohet se transmetohet më shpejt se variantet paraprake, përfshirë edhe variantin Delta.

Për shkak të Omicronit, shumë shtete evropiane kanë rivendosur masa kufizuese dhe Holanda është bërë shteti i parë që ka shpallur izolim mbarëkombëtar deri në mesin e janarit të vitit të ardhshëm.

Varianti Omicron u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut në muajin nëntor. Që atëherë, dhjetëra shtete kanë raportuar raste me këtë variant. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant si “shqetësues” për shkak të mutacioneve të shumta që ka.

Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse shmang mbrojtjen që ofrojnë vaksinat ekzistuese kundër koronavirusit./REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi