Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet vendimtare të play-off-it të Kupës së Botës 2026, aty ku 'Dardanët' synojnë të shkruajnë historinë.
Kosova do të përballet fillimisht më 26 mars në Bratislavë ndaj kombëtares së Sllovakisë, në një sfidë që konsiderohet vendimtare për ecurinë e mëtejshme. Një fitore do ta çonte përfaqësuesen dardane në një tjetër duel kyç më 31 mars në stadiumin 'Fadil Vokrri', ku kundërshtar do të ishte ekipi fitues i çiftit Turqi - Rumani.
Lista e shpallur nga Foda vjen me mungesa të rëndësishme. Kapiteni Amir Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion, duke paraqitur një goditje të madhe për repartin mbrojtës. Në mesfushë do të mungojnë gjithashtu Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari, çka kufizon alternativat në këtë repart.
Megjithatë, ka edhe lajme pozitive. Në skuadër rikthehen Florent Hadërgjonaj dhe Vesel Demaku, të cilët pritet të sjellin përvojë dhe energji në këto përballje vendimtare.
Përveç listës kryesore, përzgjedhësi ka përgatitur edhe një listë alternative, me lojtarë të gatshëm për t’u thirrur në çdo moment. Në këtë grup bëjnë pjesë Meriton Korenica, që po kalon formë të mirë në Rumani, si dhe Bersant Celina, Ron Raçi, Rilind Nivokazi, Bledian Krasniqi, Ismet Lushaku, Leard Sadriu, Kreshnik Krasniqi dhe Faton Maloku.

Lista e përfaqësueses së Kosovës për play-off-in e Kupës së Botës
Komente







