Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Ishujt Faroe, duke regjistruar kështu fitoren e parë pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.
 
Lojtarët kosovarë për herë të parë kanë vënë dorën në zemër, ndërsa u luajt himni i Kosovës në stadiumin e Frankfurtit, Gjermani.
 
Golin e parë historik për Kosovën e realizoi Albert Bunjaku në minutën e 44-të, vetëm katër minuta pasi me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi Bersant Celina.
 
Golin e dytë dhe përfundimtarin për Kosovën e realizoi Elbasan Rashani në minutën e fundit të takimit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com