TIRANE - Kandidati i djathtë për kryetar të bashkisë së Tiranës Halim Kosova zhvilloi takime me qytetarët në lagjet ku ata jetojnë.
 
“Rrethimi i numrit 3 dhe 15, të jeni të sigurt që nuk është për mua se sa është për të gjithë banorët e Tiranës. E kam konsideruar dhe e konsideroj si marrje përgjegjësish për të bërë më të mirën. Partia Demokratike do të tregojë që i ka të gjitha mundësitë që ta çojë Tiranën aty ku duhet që të bëjë më të mirën për të zgjidhur hallet e qytetarëve dhe do t’jua shpërblej të gjithë banorëve të Tiranës sipas votës që ata do më japin, me punë dhe dinjitet, me punë dhe jo fjalë. Të jeni të sigurt që Partia Demokratike, strukturat e saj kanë marrë të gjitha masat që vota që do hidhet aty ku ju mendoni të mos manipulohet rrugës. Atë ku hidhet e keni ju në dorë. Unë jam i bindur që më në fund qytetarët e Tiranës , po dhe më gjerë se kaq, kanë kuptuar që ndershmëria vlen shumë më tepër se fallciteti dhe mashtrimi”, tha Kosova.
 
“Për ty kemi përshtypjet më të mira se je burrë i vendosur, burrë i mirë, me traditë tamam si i takon një njeriu”, thotë një banor i Bregut të Lumit.
 
“Kjo lagje, të gjitha shtëpitë, e gjithë lagjja, ka nevojë për shkollë”, ankohet një banor.
 
“Më vjen shumë keq që nuk është bërë por më vjen mirë që do më ngelë mua radha për ta bërë”, thotë Kosova.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)