Kosova, gjysëm viti pa Kuvend funksional, pesë muaj pas zgjedhjeve
PRISHTINË, 7 Nëntor /ATSH-Behlul Jashari/.- Kosova sot mbushi plot gjysëm viti pa Parlament funksional, që nga 7 maji kur në një seancë të jashtëzakonshme deputetët me 90 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime, vendosën vetëshpërndarjen e Legjislaturës së Katërt të Kuvendit të Republikës, “që vendi të shkojë në zgjedhjet e parakohshme, të cilat […]
Kosova sot mbushi plot gjysëm viti pa Parlament funksional, që nga 7 maji kur në një seancë të jashtëzakonshme deputetët me 90 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime, vendosën vetëshpërndarjen e Legjislaturës së Katërt të Kuvendit të Republikës, "që vendi të shkojë në zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare".
Vendimi i deputetëve për vetëshpërndarje u pasua me shpalljen e menjëhershme dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, vetëm një muaj më pas, në 8 qershor, të cilat u vlerësuan ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë.
Ndërsa nesër, Kosova mbush plot pesë muaj nga zgjedhjet pa përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të nisur e të ndërprerë në 17 korrik, të vazhduar në 18 shtator e përsëri të ndërprerë, të thirrur për 2 tetor me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e Kryetarit e nënkryetarëve, por të shtyrë dhe ende pa datë për rivazhdimin.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka zhvilluar shtatë raunde takimesh të veçanta me liderët e subjekteve politike parlamentare, mbrëmë ka takuar përsëri kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa priten edhe takimet e tjera të raundit të tetë. Në këto takime po kërkohet një zgjidhje për krijimin e institucioneve duke shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme, në situtën kur për zgjedhjen e kryeparlamentarit koalicioni parazgjedhor nuk i ka numrat, ndërsa koalicioni paszgjedhor nuk e ka të drejtën sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, dhe ende nuk ka ndonjë marrëveshje që do mundësonte zgjedhjen.
Nuk ka njoftim zyrtar nga takimi i mbrëmshëm i Presidentes me dy liderët nga koalicioni paszgjedhor, ndërsa mësohet se ata kanë kërkuar, por nuk kanë marrë, garanci që herën e dytë do t'u takojë atyre e drejta për të formuar qeverinë, pasi mundësinë e parë ta ketë shteruar koalicioni parazgjedhor i PDK-së.
Zgjedhje të reja, si opsion i fundit, mund të ketë vetëm pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin qeverinë e re.
Shpërndarja e parë e Kuvendit të Kosovës në historinë e parlamentarizmit kosovar ishte ajo e Legjislaturës së Tretë, në 2 nëntor 2010 në seancë të jashtëzakonshme të votimit të mocionit të mosbesimit për qeverinë, kur 66 deputetë kanë votuar pro, një kundër, kurse dy kanë abstenuar, ndërsa të nesërmen u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme për datën 12 dhjetor 2010.
ATSH
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56