Kosova heq orën policore por rriten sërish infektimet nga COVID-19/ 344 raste pozitive dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Kosova heq orën policore por rriten sërish infektimet nga COVID-19/ 344 raste pozitive dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kane rezultuar pozitiv me koronavirus 344 persona dhe janë raportuar 2 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve nga COVID-19 është rritur pasi dje u regjistruan 307 raste pozitive, Ndërkohë ditën e sotme kanë humbur jetën 2 persona më pak se dje si pasojë e virusit. 

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të mposhtin COVID-19 është 230 në 24 orët e fundit.

Numri total i infektimeve ka shkuar 63.433, ndërkohë që ai i viktimave është 1.534 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Ndërkohë qeveria në detyrë është duke zhvilluar një takim me qëllim lehtësimin e masave anti-COVID, aktualisht i vetmi ndryshim i cili është bërë me dije është heqja e orës policore.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës