Kosova i hap rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri, iniciuesit serbë nuk lajmërohen

Kosova i hap rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri, iniciuesit serbë nuk lajmërohen

Kosovë

Institucionet e Kosovës i kanë hapur rrugë serbëve për organizimin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës. Prej datës 22 dhjetor, kur edhe ka filluar afati, ende nuk ka ndonjë lëvizje nga ana e iniciuesve serbë.

Kuvendet komunale të komunave veriore janë në pritje të tyre. Nga komuna e Zubin Potoku thonë se i kanë kryer obligimet e veta.

Kryesuesi Vedat Mehmeti ka thënë se po e presin grupin iniciues për caktimin e vendit se ku do të mbahet mbledhja e nënshkrimeve.

“Prej datës 22 dhjetor ka fillu afati prej 30 ditësh, ju kam lajmëru që duhet vendin me caktu ku me mbajt. Ministria e ka kry punën e vet, na e kanë dhënë materialin, ne ua kemi dorëzuar atyre, ne presim prej grupit iniciues për caktimin e vendit për mbledhjen e nënshkrimeve”, u shpreh ai.

E njëjta situatë është edhe në Zveçan. Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Selvete Kelmendi ka thënë që mbetet në dorë të iniciuesve të mbledhin nënshkrimet.

“Na si ekip e kemi kryer detyrën tonë. Peticioni ka fillu me tri nënshkrimet e tre anëtarëve me të drejtë vote në komunën e Zveçanit të cilët janë të komunitetit serbë. Detyra jonë ka qenë që të dërgojmë në KQZ dhe MAPL, ne e kemi dërguar tash mbetet tek ata të mblidhen nënshkrimet e duhura”, u shpreh ajo për Front Online.

Në Mitrovicë të Veriut, organizimin e peticionit e ka marr përsipër Iniciativa Qytetare. Por, nga këta të fundit, Kuvendi komunal nuk ka marr ende asnjë përgjigje, pavarësisht që kanë kërkuar një të tillë. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, ka thënë se janë duke i pritur ende.

“Ne e kemi kryer obligimin tonë sipas udhëzimit administrativ, ua kemi dhënë informatat dhe e kanë nënshkruar ata dhe e kanë marrë përsipër për me i kry obligimet sipas udhëzimit administrativ, me mbledh peticionin, por ata janë të obligueshëm me lajmëru kuvendin për hapësirën publike, ata ende se kanë bërë këtë, unë po i pres. Sepse udhëzimi administrativ është që si iniciativë janë të obligueshëm jo kryesuesin, por Kuvendin komunal për lejimin e hapësirës publike ku do të mblidhet peticioni, e ata ende se kanë bërë këtë”, u shpreh ai.

Dhe nëse nuk lajmërohen për caktimin e vendit deri më datën 22 janar, Uglanin tha që do t’i njoftoj ministrinë për këtë. Ai thotë që do të veprojnë sipas udhëzimit administrativ.

“Unë po i pres, ata e kanë afatin që nëse nuk lajmërohen deri më datën 22, me vazhdu afatin edhe 15 ditë, unë do t’i njoftoj Ministrinë e Pushtetit Lokal që ende s’u njoftu kryesuesi i Kuvendit për hapësirën publike që Iniciativa qytetare që e ka marr përsipër për mbledhjen e peticionit. Sipas udhëzimit administrativ ne jemi të obligueshëm që 20%, pra 3640 nënshkrime, ata kanë thënë që do t’i bëjnë deri 4 mijë, ne i presim deri më 22 janar kemi afat kohor sipas udhëzimi administrativ”, ka thënë ai

Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, është shprehur skeptik se do të ketë peticion për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore të Kosovës. Kjo për shkak, sipas tij, të qëllimeve politike që i kanë Kosova e Serbia. Baraliu thotë se Vuçiç nuk dëshiron të mbahen zgjedhjet në Veri, pasi që obligohet t’i zbatoj marrëveshjet.

“Aty kemi konfrontime të politikave dhe të qëllimeve. E para është ajo e quajtura shoqëri civile, e cila është në fakt e dirigjuar nga Beogradi, bashkë me listën serbe, dhe ata të shoqërisë civile. E dyta është që Beogradi nuk dëshiron realisht të ketë zgjedhje dhe nuk dëshiron që të ketë kthim në institucione sepse mandej duhet me i kry obligimet për të dyja marrëveshjet, Vuçiç me partinë e tij me zbatu dhe nuk dëshiron me zbatu, edhe për Asociacionin përsëri nuk dëshiron”, ka thënë ai.

Përveç Beogradit, për Baraliun këto zgjedhje nuk dëshirojnë të mbahen as nga Qeveria. Sipas tij, këta të fundit nuk janë të interesuar të harmonizohen.

“Është tjetër front i Qeverisë që nuk është e interesuar për zgjedhje atje, është i interesuar që këta njerëz të jenë deri në zgjedhjet lokale kur do të mbahen në vitin e ardhshëm. Dhe është gjithsesi popullata, dikush është i politizuar shumë dhe nuk dëshiron të nënshkruajë që të ketë koordinim, ka kundërshtime të grupeve të ndryshme të interesit, grupeve të ndryshme politike pas ngjarjes së 24 shtator, tani aty janë krijuar iniciativa politike, iniciativa qytetare, është një mish-mash që nuk po munden të harmonizohen, dhe nuk ka të interesuar të harmonizohen, aq më tepër kur Qeveria po e sheh që nuk ia heqin sanksionet”, ka thënë ai.

Kryetarët shqiptarë janë vendosur në objektet komunale në veri në fund të majit të vitit të kaluar, hap që ka nxitur protesta të serbëve lokalë. Ata i kanë fituar zgjedhjet e mbajtura në prill, të cilat janë bojkotuar nga serbët atje. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut