Kori i Filarmonisë së Kosovës nis festën e Pavarësisë në Tiranë! Artistët këndojnë pjesë shqiptare, befasojnë publikun 

Muajin e Pavarësisë së shtetit të tyre, Kori i Filarmonisë së Kosovës e nisi në Tiranë, në Teatrin e Operas.

Pas provave në teatër, artistët e udhëhequr nga dirigjenti Rafed Rudi dhuruan këtë fundjavë performanca emocionuese me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Korit si dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.

U interpretuan pjesë si “Concerto fantasy” për violinë e kor nga Rafet Rudi si dhe vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Baki Jashari por edhe autorë të huaj në zë si Eric Ëhitacre, Ko Matsushita,  apo Eriks Esenvlads.

Mes artistëve, publiku mirëpriti edhe violinisten e njohur Sihana Badivuku. 

Artistët e Filarmonisë së Kosovës, interpretuan pjesë shqiptare për publikun, por edhe mes tyre duke i befasuar...

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Festa do të vazhdojë të celebrohet në Prishtinë, ku Kosova,  e Shqipëria do të bëhen bashkë, duke festuar 16-vjet pavarësi,  përmes një koncerti të përbashkët me Ansamblin tonë Popullor dhe Ansamblin “Shota” të Kosovës.


 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja