“Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi, ajo frymë”. Kreu i PD-së Sali Berisha iu përgjigj kësaj deklarate të kryeministrit Edi Rama në një bashkëbisedim online me qytetarët. Thotë se është i ndërgjegjshëm dhe vetë që pakënaqësitë ndaj tij, kanë arritur deri në Bruksel.
“Sot ndaj Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj tezën se Shqipëria është një narko shtet. Ky përkufizim që unë i bëj Shqipërisë, nuk e bëj nga vetja ime, por këtë e kanë bërë me dhjetëra e dhjetëra gazetarë dhe analistë ndërkombëtarë. Edhe sot ka ambasadorë, ka zyrtarë të lartë edhe në Bruksel që janë të zemëruar me mua pse unë flas për narkoshtet”, tha Berisha.
Madje pakënaqësitë ndaj tij, lë të kuptohet se janë shfaqur edhe te kandidatët e pavarur që opozita mbështeti në betejën e humbur 5 me 0 të zgjedhjeve të pjesshme vendore.
“Ne i mbështetëm kandidatët e pavarur, aq sa ata kërkuan mbështetje. Por kishte një moment që të shpjegohemi; ata që dolën të pavarur, dolën vërtetë të pavarur dhe në këtë kontekst ata nuk donin që të humbisnin avantazhin e të qenit të pavarur. Por natyrisht në një farsë zgjedhore, fiton vetëm qeveria. Por edhe qeveria mori një grusht të rëndë, u tregoi shqiptarëve se votuesit e braktisën qeverinë”, tha Berisha.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 11 majit, Berisha edhe njëherë pretendoi se ato ishin farsë dhe akuzoi Ramën se burgosi liderët e opozitës.
“Organizoi farsë më 11 maj, farsë që u konfirmua e tëra me të gjithë shëmtinë e saj në 45 faqet e raportit të ODIHR. Raport i cili konstaton se në vitin elektoral, njëlloj si në çdo diktaturë tjetër autokratike, kreu i narkoshtetit arreston, burgos apo fus në procese penale liderët e tre partive kryesore të opozitës”, vijoi kreu i PD.
Kreu i PD-së tha se ligji për barazinë gjinore, do të përfundojë në dyert e Gjykatës Kushtetuese.
“Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt”, vijoi Berisha.
Si formë reagimi ndaj kufizimeve të pretenduara të hapësirës opozitare në Kuvend, Berisha paralajmëroi një foltore të dytë, këtë radhë para kryeministrisë.

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi edhe marrjen e kryebashkiakes së Roskovecit, Malinda Bufi si të pandehur nga SPAK. Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se edhe Bufi është delikuente në të gjitha aspektet.
“Majlinda Bufi, shoferi i të cilës njëlloj si shoferi i këtij transportonte drogë, kishte 1 mijë probleme dhe unë dua të shoh, sepse çfarë ndodh me këta të pandehurit e Skapit. Gjer sot nga të gjithë shifrat që japin ka vetëm dy të dënuar për korrupsion. Është i dënuar Lefter Koka dhe akoma në formë jo përfundimtare dhe Alqi Bllako.
Këta luftojnë për statistika, prandaj dhe nuk mund të kem besim pa parë rezultatin se çfarë po ndodh. Që bufi ishte një delinkuente e kanë denoncuar me dhjetëra herë qytetarët dixhital dhe unë kam publikuar statuse. Por cili do jetë përfundimi këtë mbetet për ta parë se jam i zhgënjyer nga moria e pafundme, e akuzave boshe.
A mund të imagjinoni ju, Skapi i partisë ka lëshuar 251 mandate arresti kallp. I kanë njoftuar përpara dhe kanë ikur, të pa ekzekutuar. Po të shohësh statistikat ti, ato thonë se janë qindra e qindra. Që të gjithë janë fëmijë të rinj, qytetarë për gjëra minimale që normalisht nuk duheshin marrë fare në ndjekje penale. Ndaj nuk duhet të ngutemi, por të ndjekim dosjen e Majlindës e cila është një delinkuente në të gjitha aspektet”, tha Berisha.
Partia Demokratike do ta çojë ligjin për barazinë gjinore në Gjykatën Kushtetuese. Por, Sali Berisha u tha ndjekësve në rrjetet sociale që mos të kenë pritshmëri nga kjo gjykatë, duke e akuzuar se është nën kontroll.
“Ligji, më duhet t’u them shqiptarëve se është ligji i konsolidimit të një diktature të shëmtuar. Ky ligj nuk shkonfiguron vetëm familjen, që është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një personi dhe kombi. Por ky ligj instalon censurën. Ky ligj, njëlloj si në diktaturën komuniste, kërkon që i akuzuari të provojë se po akuzohet pa fakte dhe kot dhe jo ai që akuzon të paraqesë faktet.
Kjo është njëlloj si në kohën e Partisë së Punës që të akuzonin si armik dhe duhet të provoje që nuk ishe armik. Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt. Ne do bëjmë gjithçka që ta zbërthejmë, ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij”, tha Berisha.
Sali Berisha i quaj farsë edhe zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki. Në bashkëbisedimin me qytetarët Berisha tha se nuk ishte gabim fakti që dolën me kandidatë të pavarur, por sipas tij edhe ky varian dëshmoi se Rama nuk bën zgjedhje.
“Nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje, i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Kjo faktoi se në asnjë variant Rama zgjedhje nuk bën, populli e braktisi Ramën, një braktisje ekzemplare. Kjo tregon që ne si opozitë duhet të kapitalizojmë zemrën dhe revoltën që ekziston në zemrat e shqiptarëve dhe ta kthejmë në energji të fuqishme të përmbysjes së këtij regjimi të paligjshëm në Shqipëri”, tha Berisha.
Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët.
Berisha tha se do të hapin në Kuvend para kryeministrisë, ku deputetë e qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre. Kjo ‘foltore’ vjen pasi sipas Berishës, mazhoranca nuk e lejon opozitën që të debatojë në Kuvend.
“Hapim një foltore aty, një parlament. Në 10 seanca opozita i është lejuar të debatojë vetëm një seancë, si kurrë-kurrë në ndonjë vend para këtij bllokimi hapim foltoren parlamentaro qytetare para kryeministrisë, njëherë në javë, ku deputetë dhe qytetarë do thënë zërin e tyre.
Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste. Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme”, tha Berisha.
"Foltorja" para kryeministrisë pritet të mbahet 1 herë në javë dhe opozita do të mblidhet të hënën në orën 18:00 për herë të parë jashtë godinës së Këshillit të Ministrave.
Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës nga bashkëbisedimi që zhvilloi me qytetarët, ndërsa kryeministri e cilësoi si e keqja më e madhe e këtij vendi. Në përgjigjen q ëi dha një qytetari, Berisha tha se Rama e ka nderuar me këtë epitet. Berisha vetë e pranon se ndaj tij ka pakënaqësi pasi mbron tezën se Shqipëria është narkoshtet. Ndërsa akuzoi Ramën se për të janë të mira vetëm krimi dhe droga.
“Më ka nderuar me këtë, sepse Rama dhe artopolantët e tij më konsiderojnë të tillë vetëm për një fakt se unë mbroj interesat e qytetarëve. Ju duhet të dini që sot ndaj Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj tezën se Shqipëria është një narko shtet. Këtë Rama bën gjithçka që ta denoncojë këtë qëndrim timin. Unë u them juve që ky përkufizim që i bëj Shqipërisë, nuk e bëj nga vetja ime, por e kanë bëtë analistë e gazetarë ndërkombëtarë. Rama paguan dhe ka mbrapa makinerinë e Soros që vazhdojnë betejën në mënyrën më të vendosur kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të diktatorit Rama dhe luftë kundër opozitës dhe Berishës, ndaj unë për Ramën jam e keqja më e madhe, sepse e mirë për ta është droga, krimi, spastrimi etnik i Shqipërisë, largimi i shqiptarëve. A keni dëgjuar ju ndonjë nga këta të shprehë këtë gjë me kaq trishtim”, tha Berisha.
Komente












Shko se gjaku i 4 te vrareve do te te zere ty dhe ata qe do te shoqerojne mbase bie ndonje termet dhe te mer brenda qe mos te te degjohet me emri jot , o kriminel ,
Përgjigju