BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka përcaktuar tri kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura.
Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas. Gazeta duke cituar burimet e veta, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në. Në këtë kuadër thuhet se thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiç me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “i goditur” dhe tani priten rezultatet e para.
Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.
Në muajin dhejtor është paraparë një takim tjetër në mes të dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Deri më tani, Thaçi dhe Daçiç janë takuar dy herë. Takimi i javës së kaluar është vlerësuar të ketë qenë konstruktiv.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com