Kosova liron serbët e arrestua

Kosova liron serbët e arrestua
Si duket reagimet e Departamentit të Shtetit dhe HRW ndikuan tek autoritetet kosovare. Menjëherë, janë lëshuar në liri pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit, që ishin arrestuar më 25 shkurt të këtij viti, ka njoftuar e ashtuquajtura ministri për Kosovën, njoftojnë mediat e Beogradit.

Ky burim nuk ka dhënë informacione të tjera, por vetëm ka shtuar se të burgosurit tani janë në rrugë për në shtëpi, transmeton Koha.net.

Katër punëtorë të MPB-së së Serbisë dhe një punëtor administrate janë arrestuar për shkak të shkeljes së rendit dhe të ligjit në Kosovë

Të arrestuarit janë Zlatko Denic dhe Goran Matropazovic nga Pasjani, Nikola Trajkovic nga Parteshi dhe Dragan Stojkovic nga Budriga, të cilët kanë punuar për dhënien e pasaportave në të ashtuquajturën drejtori policore të Gjilanit me seli në Vranje. Me ta ishte edhe ofiqari Mladen Dimitrijevic nga Pasjani.

Të arrestuarve më 25 shkurt u ishte caktuar paraburgimi 30 ditë. Pas skadimit të këtij afati, ata u dënuan edhe me një muaj burg.

Sot, para afatit, ata u liruan, ndërsa hetimet kundër tyre po vazhdojnë. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet