TIRANW - Halim Kosova ka bërë disa takime jo të zakonta në orët e para të mëngjesit me qytetarë e banorë që e nisin punën më herët se të tjerët. Në këto takime kandidati për kryebashkiak ka garantuar taksistët për luftë ndaj informalitetit.

“Ikin të gjithë ata ilegalët se nuk i intereson atyre të punojnë. Po t’ia rimbursosh naftën këtyre që janë të ligjëruar ai tjetri s’ka leverdi, do detyrohet të liçensohet o s’ka mundësi.  E rëndësishme është që secili nga ju, po jo vetëm nga ju, kudo ku janë njerëzit, duhet thënë një variant që është në të mirën e tyre dhe të qytetarëve . Po qe se plotësohen këto dy kondita, o burra, para”, -tha Kosova.
 
halim kosova

Kosova ka vizituar dhe kopshtet e çerdhet për të takuar prindërit e biseduar me ta. Kandidati për kryebashkiak u ndal tek një çerdhe ku kontribuoi vetë pak kohë më parë që ajo të pajisej me një kënd lodrash.

“Ishte me të vërtetë gjë e veçantë. Kjo rastësia juaj, ardhja e rastësishme ishte domosdoshmëri për neve”, thotë edukatorja.
 
halim kosova

“Unë thashë më mirë me sponsorizu diçka, ndonjë çerdhe, ndonjë kopsht që mbetet se sa me i bërë lekët flamuj që për pak ditë ikin të gjitha ose ngelen lartë në shtyllë derisa koha ti seleksionojë”
, tha Halim Kosova.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)