Pranë varrezës masive në Rudnicë, të komunës së Rashkës në Serbi, kanë rifilluar sot punimet vlerësuese, gërmimet, që ishin ndërprerë njëanshëm më 3 korrik nga pala serbe, me arsyetimin e mungesës së mjeteve financiare.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë sapo deklaroi se angazhohet që puna të vazhdohet pa ndërprerje deri në përfundim të verifikimit të plotë, sipas planit të hartuar më parë.
Bëhet e ditur se rifillimin e punimeve janë duke e ndjekur përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë, ekspertët në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve të Luftës, përfaqësuesit e EULEX-it, përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara, si dhe përfaqësues të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
Në qershor, Departamenti i Mjekësisë Ligjore njoftonte se numri i viktimave që janë zbuluar në Rudincë, lokalitet në jug të Serbisë, vlerësohet të jetë 45.
Mendohet se atje janë groposur së paku 250 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Mëse 15 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të mbi 1700 qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë rivendosur nga familjarët në muajin mars, këtë vit, në rrethojat e Kuvendit e qeverisë, në sheshin qendror të Prishtinës./ATSH/
/Shqiptarja.com