Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, janë vendosur në pikën kufitare Kosovë - Shqipëri, në Morinë, me qëllim mbikëqyrjen e cilësisë së mallrave që importohen nga Shqipëria.
Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Valdet Gjinovci, tha se sot kemi vendosur inspektorët në pikën kufitare në Morinë, ku do të jenë në shërbim të të gjithë klientëve që merren me importin e produkteve qoftë me origjinë bimore apo shtazore. Sipas tij kjo do të ndikojë në rritjen e sigurisë së ushqimit, sidomos atyre sezonale.
Ndërsa Qemal Minxhozi, ambasadori i vendit tonë në Kosovë, tha se është një hap shumë pozitiv për rritjen e interesit të prodhuesve shqiptarë për të arritur sa më shpejt tregun e Kosovës në një kohë rekord pa pritje të gjata si dhe nuk do të ketë pagesa shtesë përsa i përket doganës.
Vëllimi i shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë gjatë vitit të kaluar ka qenë 170 milionë euro, prej tyre import 125 milionë euro dhe eksport 45 milionë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com