Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me ish të përndjekurit politik të cilëve i’u premtoi mbështetje maksimale.

Duke bërë një kronologji mbi vuajtjeve nga regjimi i egër komunist për këtë kategori ai tha se veç dënimit nga regjimi të përndjekurit janë dënuar edhe nga qeveritë pasardhëse.

Doktor Kosova i kërkoi ish të përndjekurve votën në një mënyrë të veçantë motivuese “Voto juaj do të jetë lezeti i fitores në Tiranë”- u shpreh ai

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)