Kosova ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojë përballë Turqisë. Lajmi është konfirmuar Presidenti Vokrri dhe mbrojtësi i ekipit më të ri përfaqësues në botë, Loret Sadiku.
“Kemi rënë dakort për zhvillimin e një ndeshje miqësore në muajin maj”, ka deklaruar Fadol Vokrri
“Po, unë mendoj se është e qartë se ne do të takohemi me Turqinë në ndeshjen e ardhshme” deklaroi edhe mbrojtësi. Për mbrojtësin kosovar 22-vjeçar ndeshja kundër Haitit që ishte e para për Kosovën pas lejimit nga FIFA, ka qenë debutuese në fanellën e përfaqësueses kosovare.
Ndërsa arbitri që gjykoni ndeshjen miqësore Kosovë-Haiti, Klossner në një intervistë për mediat zvicerane është shprehur se ka përjetuar një atmosferë të jashtëzakonshme në Mitrovicë. “Më ka bërë përshtypje aftësia ekstreme për tu entuziazmuar, që ndjehej aty.
Nuk ishte një ndeshje si të tjerat. Që në momentin kur erdhëm në stadium, tribunat ishin plot dhe atmosfera jashtëzakonisht euforike. Kur po kontrollonim rrjetat e portave, na brohoritën sikur të ishte shënuar ndonjë gol. Federata e Futbollit të Kosovës ishte përgatitur jashtëzakonisht mirë për të sjellë në skenë një ndeshje ndërkombëtare cilësore.
Te zyrtarët ndjehej mirënjohja ndaj FIFA-s e cila ka mundësuar që më në fund Kosova të bëjë një hap përpara në arenën ndërkombëtare” deklaroi Klossner.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com