Kosova në festë, Thaçi: Flamuri
kuqezi burim i pashtershëm frymëzimi

Kosova në festë, Thaçi: Flamuri<br />kuqezi burim i pashtershëm frymëzimi
Edhe Kosova feston sot 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Prishtina dhe qytete të tjera vishen me flamujt kuq e zi ndërsa në sheshet kryesore do të organizohen evente dhe koncerte.
 
Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është hapur edhe panairi i përbashkët “Blej Shqip”, ku prezantohen rreth 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare i cili ka si synim të promovojë produktet shqiptare e të rrisë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar sot për Festën e 28 nëntorit, duke theksuar se flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë në zemrat e të gjithëve, si burim i pashtershëm frymëzimi.
 
Thaçi ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Më pas kreu i shtetit ka vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz dhe ka përcjellë mesazhin e bashkimit dhe punës së përbashkët.

Kryeministri Isa Mustafa ka uruar përmes një postimi në rrjetin social facebook ku shprehet se të gjithë ne sot ndihemi një , të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona. 
 
Të dashur bashkëkombas, Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi. IM”, ka shkruar Mustafa.

[gallery]19897[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij