TIRANË - “Do ulim taksat me 30%, pasi është çelësi i suksesit për krijimin e vendeve të punës”. Ky ka qenë premtimi i kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova përpara banorëve të njësisë numër 9 në kryeqytet.
Teksa ka prezantuar programin e tij të detajuar për këtë zonë të Tiranës, Kosova ka theksuar se prioritet do të jenë asfaltimi i rrugëve, ujla e taksave për bizneset, arsimimi, shtimi i hapësirave të gjelbërta dhe rritja e vëmendjes ndaj shtresave në nevojë.
“Shtresat në nevojë do të kenë një përkrahje maksimale nga Bashkia e Tiranës. Ne do të mundësojmë ulien e taksave 30% si çelësin e suksesit për krijimin e vendeve të punës. Do të sigurojmë ujë me parametra dhe cilësi maksimale për të gjithë qytetarët e Tiranës. Qytetarët do të njihem shumë shpejt me këtë projekt, i cili tashmë ka përfunduar në tavolinë. Kjo do bëjë që depozitat të hiqen sepse eleminojmë kështu dëmet që ata sjellin për shëndetin e njeriut”, - tha Kosova.
Më tej teksa ka prezantuar programin e tij për këtë zonë të Tiranës, Kosova është shprehur se do ti gjendet pranë çdo familje të kryeqytetit për zgjidhjen e halleve dhe problemeve që ata kanë.
“Unë kam projekte të mëdha të cilat do ti realizoj duke bërë gjëra të vogla. Kështu unë do futem në secilën familje tuajën dhe do ju ndihoj e do ju gjendem pranë për çdo hall dhe shqetësim që ju mund të keni. Ju dhe unë bashkë nëpërmjet një zyre avokatie do bëjmë të gjitha përpjekjet që çdo hall i juaji do jetë edhe hall i bashkisë së Tiranës e të gjitë bashkë do punojmë për ti zgjidhur ato”, - tha Kosova
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e njësisë numër 9, nuk ka munguar edhe një pyetje në lidhje me vendin se ku do ta pijë kafen me kryeministrin Edi Rama pas 21 qershorit, pyetje të cilës Kosova i është përgjigjur duke thënë se nuk ka rëndësi vendi, por ajo që do diskutohet në të mirë të qytetarëve.
Banori: Përsa i përket kafes me Edi Ramën. Do e ftoni në zyrën tuaj Edi Ramën apo do shkoni në shtëpinë e tij ti pini kafen
Kosova: Nuk kam vënë asnjëherë kondita se ku do e pi kafen me një njeri që më lidh puna. Unë e pi kudo kafen për të diskutuar për problemet e qytetarëve. Për të diskutuar për problemet që ju keni, si: për vende pune për qytetarët, për rregullimin e rrugëve apo për ulien e taksave.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

VIDEO









