Kosova në UNESCO, SHBA
e mbështet edhe pa votë 

Kosova në UNESCO, SHBA<br />e mbështet edhe pa votë 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se do të ndihmojnë Kosovën për t’u anëtarësuar në UNESCO. Pavarësisht se diplomacia serbe prej kohësh ka ndërmarrë një fushatë ofensive për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organziatë, një zyrtar amerikan ka thënë se Uashingtoni mbështet Kosovën, pavarësisht se nuk mund të votojë.

SHBa nuk ka votë për UNESCO-n pasi në vitin 2011 u anëtarësua Palestina e kështu Uashingtoni u tërhoq në bazë të një ligji të miratuar nga Kongresi më 1990.
Nga 58 anëtarët e Bordit Ekzekutiv, 32 janë vende që tashmë e kanë njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Deri tani UNESCO ka njohur katër monumente mesjetare bizantino-ortodokse si trashëgimi botërore në Kosovë: “Manastirin e Deçanit”, “Patriarkanën e Pejës”, “Kishën e Zojës së Virgjër” në Prizren dhe “Manastirin e Graçanicës”, objekte këto që për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga UNESCO evidentohen si pjesë të trashëgimisë botërore në shtetin e Serbisë.

Të hënën, më 12 tetor, pritet që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për futjen e Kosovës në agjendë, ndërsa me 21-22 tetor të votojë për rezolutën formale që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror