Kosova nderohet me “Gurin e Paqes”
simbol i tragjedisë së Hiroshimës

Kosova nderohet me “Gurin e Paqes”<br />simbol i tragjedisë së Hiroshimës
Guri i Paqes do të mbërrijë edhe në Kosovë. Ceremonia e dhurimit do të zhvillohet në Kosovë më 20 maj në prani të ambasadorit të Japonisë.

Gurin origjinal nga Hiroshima e Japonisë e kanë marrë më shumë se 100 shtete përfshirë Shqipëria në shenjë paqeje.

Ky gur ka qënë pjesë e një rruge në Hiroshima, afër qëndrës së shpërthimit të bombës së parë atomike në 6 gusht 1945.

“Guri i Paqes” është një dëshmi e pavdekshme e tragjedisë së vitit 1945, që i mori jetën më shumë se 100 mijë personave në Hiroshima dhe që tregon njerëzve se sa e shtrenjtë është paqja.

Shoqata “Guri për Paqe” u krijua në vitin 1991 me synim ndërgjegjësimin e njerëzve në mbarë botën për t’i kushtuar më shumë vëmendjen paqes.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari