Kosova nderon Ismail Kadarenë
me çmimin “Letërsia Shqipe”

Kosova nderon Ismail Kadarenë<br />me çmimin “Letërsia Shqipe”
KOSOVE-Kosova ka nderuar shkrimtarin e madh Ismail Kadare me çmimin “Letërsia Shqipe”.  

Ashtu siç njoftojnë mediat e Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në konsultim me Këshillin e Librit, vendosi dje që çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.
 
Mësohet se ky çmim i veçantë jepet për personalitetet, të cilët me veprën e tyre kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.
 
Çmimi në fjalë ka vlerë monetare prej 10 mijë eurosh dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.
 
Ky çmim, sipas rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit. Por përveçse një nderim për kontributin madhor të Kadaresë në lëmë të letërsisë, por edhe çështjes së identitetit kombëtar, duket se është pikërisht Kadare ai që do t’i japë vlerë këtij çmimi, e do ta bëjë atë të njohur ndërkombëtarisht.
 
“Ministri Kujtim Shala u shpreh se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejshëm të letërsisë shqipe”, thuhet në njoftimin e shpërndarë me këtë rast. Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare. Ceremonia solemne për dorëzimin e titullit do të zhvillohet në Prishtinë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë