Kosova ndihmon Shqipërinë pas tërmetit: Kur ne kishim nevojë, ju hapët shtëpinë (VIDEO)

TIRANE-Qeveria e Kosovës ka shprehur solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të 21 shtatorit me epiqendër në Durrës, por që shkaktoi dëme të shumta në kryeqytet dhe qytete të tjera. Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Ekrem Mustafa zhvilluan një vizitë në Maminas, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ministri Mustafa në emër të qeverisë së Kosovës shprehu solidaritetin me qytetarët shqiptarë të prekur nga kjo situatë dhe nënvizoi se qëllimi i vizitës është identifikimi i nevojave dhe mundësive që ka Kosova për ndihmë. Zv.ministri Hodaj vlerësoi solidaritetin e treguar nga qytetarët shqiptarë, por dhe faktori ndërkombëtar. Ai vuri në dukje se pas përfundimit të fazës së parë të verifikimit të problemeve, po vijohet paralelisht edhe me ndërhyrjen sipas prioriteteve të caktuara. Të dy zyrtarët, pas vizitës bënë një komunikim të shkurtër për mediat.

Unë si Ministër i Punëve të Brendshme kam ardhur të solidarizohem me gjendjen aktuale pas tërmetit në Shqipëri, për së afërmi të prekim situatën edhe  të shohim, se si të identifikojmë problemin edhe nevojën, se çfarë ka mundësi Kosova t’u ndihmojë këtyre qytetarëve dhe shtetit shqiptar. Ne bashkëpunimin me qeverinë shqiptare e kemi shumë të mirë, do të thotë edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme. I kemi përfunduar të gjitha marrëveshjet që konsistojnë në ndihmat e përbashkëta njëri me tjetrin. Si në këtë rast emergjence, ashtu dhe me probleme të tjera që e ruajnë stabilitetin e shtetit.

Do të thotë, unë si Ministër do të përcjell këtë mesazh te qytetarët e Kosovës dhe te shteti i Kosovës, që të jemi sado kudo pjesë e solidaritetit, sepse gjithsesi Kosova ka përjetuar raste të tilla dhe qytetarët e shtetit shqiptar na kanë ardhur në ndihmë. Atë ndihmë ne nuk  e harrojmë kurrë. Kanë qenë momente të vështira, ndoshta dhe më të vështira  se këto, por ju keni sakrifikuar ndoshta familjet tuaja, keni sakrifikuar kushtet tuaja dhe na keni bërë banorë të shtëpive tuaja. Kjo është një gjë që ne si vëllezër nuk mund ta harrojmë njëri-tjetrin.

Edhe e falënderoj zv.ministrin që e ka organizuar këtë lloj takimi me të dëmtuarit nga ky tërmet. Falënderoj prefektin e Durrësit edhe mburrem me gatishmërinë  e shtetit shqiptar se sa shpejt ka ndërhyrë dhe në një kohë shumë të shpejtë e ka stabilizuar situatën duke filluar prej strehimeve, kontrolleve mjekësore, ushqimit, pajisjes me rroba. Do të thotë që kjo është meritë dhe një sukses i shtetit, sepse emergjencat janë të rralla, por janë shumë të rëndësishme për shtetin, është shtylla kryesore. Agjencionet dhe emergjencat janë shtylla kryesore që shtetin e mbajnë në kriza të tilla” tha Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.

Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm i Shqipërisë u shpreh se janë identifikuar dëmet e shkaktuara dhe tani do të vijojë ndërhyrja për të rregulluar banesat, që janë prekur nga tërmeti.

"Për të mos u zgjatur me tepër se ajo që tha Ministri, situata është pak a shumë ajo që jeni informuar gjatë ditëve të kaluara. Është përmbyllur pothuaj procesi i verifikimit dhe janë përcaktuar edhe prioritetet e ndërhyrjes që do fillojnë kuptohet nga ato situata që janë më në nevojë urgjence. Ajo që na ngroh dhe që na kënaq deri diku është që gjithë ai mekanizëm planifikimi dhe ndërhyrjeje, që ishte i planifikuar në letër, e tregoi që edhe në praktikë u zbatua me përpikëri, sa kohë që në orët e para pati një përgjigje të të gjitha strukturave të emergjencës, duke filluar që nga pushteti qendror duke vazhduar dhe me pushtetin vendor.

Ndërhyrja ka filluar, pra ideja është që në fillim fare bëhet një proces verifikimi. Restaurimet do të fillojnë menjëherë. Në ndonjë rast të izoluar flasim edhe për rindërtime, sepse kemi pasur dhe shtëpi të vjetra të dëmtuara. Faza e parë është procesi i verifikimit, faza e dytë është ajo e ndërhyrjes. Kuptohet do të nisë nga ato situata që janë më urgjente. Nuk do të nisë thjesht nga suvatë e shtëpive që kanë rënë, por do të nisë, në mënyrë që të rikthehen të banueshme, të gjitha ato shtëpi që sot për fat të keq rezultojnë të pabanueshme.

Fatmirësisht është një numër i vogël shtëpish dhe po punohet shumë në këtë drejtim, thashë, qoftë nga pushteti lokal, qoftë nga pushteti qendror. Ajo që është për t’u vlerësuar është edhe solidariteti i popullit shqiptar. Qytetarët kanë treguar një solidaritet të jashtëzakonshëm me njëri-tjetrin, duke u ofruar për të ndihmuar në çdo aspekt që ishte e mundur. Po kështu kemi marrë mesazhe solidariteti edhe nga faktorë ndërkombëtarë, kemi marrë edhe ndihma. Por thashë, situata është në kontroll dhe nuk paraqet ndonjë problem serioz për momentin" përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja