PRISHTINË, 17 Dhjetor/ATSH/.-Ministri kosovar i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, sot në Bruksel, takoi Sekretarin e Shtetit për Azil, Migracion dhe thjeshtëzimin e çështjeve Administrative të Belgjikës, Theo Francken. Ministri Çollaku dhe Sekretari i Shtetit Francken biseduan për procesin integrues Evropian me fokus në liberalizimin e vizave dhe çështje të ndërlidhura me këtë proces. Në takim u diskutua veçanërisht rreth problematikës së azilkërkuesve dhe migrimit të paligjshëm, bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë kosovare dërguar nga Brukseli.
Pas takimit ministri Çollaku deklaroi se me Francken kishin biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlyer mes shtetit belg dhe Kosovës.
"E falenderova për mbështetjen e Belgjikës në të gjitha fushat me pritoritet integrimin Evropian. Sa i përket çështjes së migrimit ilegal është me rëndësi të theksohet se për Belgjikën, Kosova është në listën e vendeve të sigurta, gjë që nënkupton se nuk ofron strehim për azilkërkues. Një gjë është e sigurt se streha më e mirë dhe më e sigurt për kosovarët është Republika e Kosovës", tha Çollaku.
Ndërsa nga ana e tij, Francken tha se "ka bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës për kthimin dhe ripranimin e qëndruesve të parregullt nga Kosova".
"Megjithatë, ne duhet ti kushtojmë vëmendje faktorëve nxitës për njerëzit që dalin nga Kosova. Ne shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës për të bërë të vetëdijësuar publikun për rreziqet e pretendimeve të rreme të azilit. Kosova është në listën belge të vendeve të sigurta, që do të thotë se shanset janë shumë të ulëta se kërkesat për azil do të miratohen", tha Francken./b.j/k.s/
/Shqiptarja.com