Kompania "Infineon", e cila merret me prodhimin e pasaportave elektronike të shtetasve të Kosovës ka informuar se nga viti 2014 do prodhojë pasaportat më të sigurta në botë. Kjo kompani, e cila ka fituar para disa muajsh tenderin për prodhimin e pasaportave kosovare, jep garanci maksimale për sigurinë e tyre.

Sipas informacioneve të lëshuara nga vetë "Infineon", pasaportat e deritanishme ishin të pajisura me sistemin BAC ( Basic System Control), ndërsa tani pasaportat e Kosovës do pajisen me chipat SAC (Supplemental Acces Control).

Systemi SAC është i njëjti si edhe vetë BAC, mirëpo SAC deshifron të dhënat në Chip me një alogaritëm, i cili nuk mund të thyhet në asnjë mënyrë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas Infineon, mundësia për të manipuluar këtë chip apo për të bërë një dublikat është e pamundur. Ky sistem i ri i programimit i takon familjes së produkteve "Integrity Guard", zhvilluar nga kompania "Giesecke & Devrient", e cila ka marrë kontratën për shtypjen e pasaportave kosovare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)