Kosova nuk e arreston Kelmendin
s'ka kërkesë nga Bosnja e Mali i Zi

Kosova nuk e arreston Kelmendin <br />s'ka kërkesë nga Bosnja e Mali i Zi
KOSOVE - Policia e Kosovës nuk ka mandat ligjor për arrestimin e Naser Kelmendit. Mediat kosovare bëjnë të ditur, se Ministria e Drejtësisë së Kosovës nuk ka marrë asnjë kërkesë nga autoritet e Bosnjës dhe Hercegovinës apo Malit të Zi për arrestimin e tij.

Siç bëhet e ditur, Naser Kelmendi i ndjekur nga policia e Bosnjës dhe Hercegovinës, mund të shëtis lirisht nëpër çdo qytet të Kosovës. Madje ai mund të kaloj edhe ndonjë pikë kontrolli të policisë së vendit. Kjo për shkak se ndaj Kelmendit nuk ka ndonjë kërkesë apo flet arrest që autoritetet e Bosnjës apo Malit të Zi i kanë dërguar institucioneve kompetente kosovare për arrestimin e tij.

Ndërkohë, I pyetur nga agjencia e lajme serbe “Tanjug”, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi nuk ka dashur të flasë për vendndodhjen e Kelmendit, ndërsa ka thënë se në rast të fletë-arrestit ndërkombëtar kundër Kelmendit, Policia e Kosovës do reagoj.

Ndërkaq policia e Malit të Zi ka njoftuar se Kelmendi është larguar nga Mali i Zi më 10 shtator. Sipas raportimeve të mediave, Kelmendi gjendet në Pejë

Gjatë gjithë ditës së premte ka pasur spekulime mediatike se policia e Kosovës ka arrestuar Kelmendin të enjten në Pejë. Madje është raportuar se ai është sjell në stacionin e Policisë në Prishtinë nën masa të rrepta policie.

Po të premten ka ardhur edhe përgënjështrimi i policisë së Kosovës, të cilët përmes një deklarate për shtyp, deklaruan se autoritetet e rendit në Kosovë nuk kanë arrestuar Naser Kelmendin.


(er.ci/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi