Kosova, për tre muaj 127 milionë
euro nga diaspora

Kosova, për tre muaj 127 milionë<br />euro nga diaspora
PRISHTINË - Për tremujorin e parë të këtij viti janë mbledhur 127 milionë euro nga hyrjet e drejtpërdrejta të parave nga mërgimtarët. Analistët e ekonomisë në Kosovë thonë se në këtë kohë krize financiare kontributi i diasporës vlerësohet të jetë jetik për Kosovën.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në Kosovë shënohet rritje e remitancave nga bashkatdhetarët tanë, të cilët në forma të ndryshme po kontribuojnë në Kosovë. Siç raporton Radio Kosova, duke u bazuar në një raport të BQK-së, vetëm për tremujorin e parë të vitit 2013 remitancat janë 127 milionë euro.

Për Lumir Abdixhiku nga Instituti “Riinvest”, dërgesat e drejtpërdrejta nga mërgimtarët janë infuzion financiar për vendin tonë. “Pra remitancat kanë shëmuar një rritje më të lehtë në krahasim me vitin e kaluar, prandaj them se kontributi financiar prej diasporës në Kosovë është jetik për vendin tonë, sidomos në kohë të një paqëndrueshmërie ekonomike dhe mungesës së parave të gatshme në treg. Pra, është një infuzion financiar esencial për vendin tonë”, thotë Abdixhiku.

97 për qind e parave të futura nga jashtë në formë të remitancave shkojnë për konsum, ndërsa vetëm 3 për qind për investime e që me deficitin e tanishëm tregtar pothuajse të gjitha prapë kthehen jashtë vendit. Ndërsa për vitin 2012 në Kosovë janë shënuar 436.7 milionë euro hyrje nga diaspora.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024