Kosova, progres në Zgjedhjet 2014
Prishtine, 16 Shtator /ATSH-Behlul Jashari/.- Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu, vlerëson zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, si një proces i mirëorganizuar, përkundër kohës së shkurtër që ishte në dispozicion, duke theksuar se “Kosova është duke bërë progres”. Ambasadori norvegjez foli në tryezën “Zgjedhje të jashtëzakonshme me sfida të zakonshme”, organizuar sot […]
Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu, vlerëson zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, si një proces i mirëorganizuar, përkundër kohës së shkurtër që ishte në dispozicion, duke theksuar se "Kosova është duke bërë progres".
Ambasadori norvegjez foli në tryezën "Zgjedhje të jashtëzakonshme me sfida të zakonshme", organizuar sot në Prishtinë nga Koalicioni i OJQ-ëve.
Christopher Edwards, Drejtor i USAID-it në Kosovë, e vlerësoi pozitivisht procesin e fundit zgjedhor. Ai tha se në Kosovë një nga prioritetet më të rëndësishme për qeverinë e SHBA vazhdon të jetë mbështetja për zgjedhje të lira dhe transparente në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Përfaqësuesi i DnV-së (Demokracia në veprim), Jetmir Bakija, përmendi disa nga problemet që po vazhdojnë t'i shoqërojnë proceset elektorale në Kosovë si, numri i madh i votave të pavlefshme, listat e votuesve, edukimi i votuesëve, votime me asistencë, votimet familjare, përdorimi i resurseve publike dhe shërbyesve civilë për aktivitete partiake.
Kryetarja e
KQZ-së, Valdete Daka, vlerësoi se gjetjet e Raportit të DnV-së janë të sakta dhe objektive, por ajo kërkoi mirëkuptimin për disa nga parregullsitë që e shoqëruan procesin e fundit elektoral, duke dhënë arsyetimin se ato kanë ardhur për shkak të kohës së shkurtër që KQZ ka pasur në dispozicion për organizimin e zgjedhjeve.
Shumica e të pranishmëve shtruan nevojën për të vazhduar me reformë të mirëfillitë të legjislacionit zgjedhor, në mënyrë që të adresohen këto arritje dhe mangësi dhe të përmirësohet i gjithë procesi.
Ky është raporti i dytë i publikuar në kuadër të raporteve të DnV-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014. Raporti që pritet të publikohet në vijim do të trajtojë përfshirjen e personave më aftësi të kufizuar në procesin zgjedhor. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32