TIRANË - Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka mbyllur fushatën në zonën e Kombinatit, nga ku u shpreh se model i tij në drejtimin e bashkisë së re të Tiranës është ai i punës dhe fjalës së mbajtur.

Teksa u ka kërkuar banorëve të Kombinatit që të marin pjesë në votime më 21 qershorë, Kosova theksoi  se duke votuar për të të dielën, qytetarët votojnë për familien e tyre, për rritjen e mirqenies dhe më shumë shërbime për secilin.

Më tej, ai ka thënë se menjëherë pas marjes në drejtim të bashkisë së re do marin jetë projekte të cilat do sjellin një transformim të madh të kryeqytetit.

“Qytetarët janë të barabartë dhe meritojnë shërbime më të mira”, - tha Kosova teksa premtoi se do të ulte taksat për bizneset si një mënyrë mjaft e mirë për të rritur punësimin.

Më tej, kandidati Kosova u shpreh se të gjitha premtimet që ai ka bërë në këto dy muaj të fushatës do ti realizojë në bashki pasi ka vullnetin për ti çuar gjërat deri në fund.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)