Kosova solidarizohet me viktimat
e sulmit në Paris, e dënon dhe BIK 

Kosova solidarizohet me viktimat<br />e sulmit në Paris, e dënon dhe BIK 
Me moton “Je suis Charlie”, (Unë jam Charlie), gazetarët në Kosovë ju bashkuan sot tubimeve përkujtimore gjithandej në nderim të viktimave të sulmit të së mërkurës në revistën franceze Charlie Hebdo, që la pas vetes 12 të vrarë. Kryetari i Asociacionit të gazetarëve të Kosovës, Zekiria Shabani tha se sulmet e tilla që synojnë të godasin fjalën e lirë, do të dështojnë.

“Kjo është një ditë e dhimbshme për ne dhe me fjalë nuk mund të përshkruhet ajo çfarë ndjejmë për kolegët tanë. Në solidarizohemi me ta. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se sulmi i djeshëm dhe çfarëdo sulmi ndaj mediave, ndaj gazetarëve, është një përpjekje e dështuar për ta mbytur fjalën e lirë”, tha zoti Shabani.

Veprimtarisë së gazetarëve ju bashkua edhe zëvendës ambasadorja e Francës në Kosovë, Lise Motomalaya e cila tha se do të donte të falënderonte të gjithë njerëzit posaçërisht në Kosovë, për shprehjen e solidaritetit më viktimat dhe familjet e tyre.

Në ambasadën franceze u hap një libër zie.  Sulmin e ka dënuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Duke ngushëlluar ambasadoren franceze në Prishtinë, Bashkësia Islame e dënon ashpër “këtë  akt  terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm. Vlerat njerëzore  në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes se përbashkët evropiane”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE