Kosova tërhoqi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL

Kosova tërhoqi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë Ndërkombëtarë INTERPOL për vitin e ardhshëm.

Kosova kishte planifikuar që të kërkojë anëtarësimin në këtë organizatë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme e cila është hapur sot në Kili,

Kosova kishte aplikuar për pranim në janar të këtij viti dhe kërkesa e saj ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit.

Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se “duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”.

Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatike ndaj Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Zyrtarët serbë e cilësuan atëbotë fitore dështimin e Kosovës, kundër anëtarësimit të së cilës ata kishin shtuar përpjekjet tashmë një kohë të gjatë.

Pak ditë pas atij votimi, Kosova u vuri tarifa prej 10 për qind mallrave nga Serbia të cilat më pas u ngritën në 100 për qind, në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Vendimi coi në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për 0normalizimin e marrëdhënieve, meqë Beogradi kushtëzoi me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët