//ATSH/.- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiqmari dhe Ministri i Jashtëm i Ishujve Solomon, George Milner Tozaka, kanë nënshkruar Komunikatën e Përbashkët për fillimin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Ishujve Solomon.
Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar gjatë vizitës zyrtare të Ambasadorit Kiqmari në kryeqytetin e Ishujve Solomon.
Dy shtetet vendosin të lidhin marrëdhënie diplomatike mes tyre me qëllim, promovimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, mbi bazën e barazisë, respektit të ndërsjellë për pavarësinë dhe sovranitetin, si dhe bazuar në principet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Në komunikatën e përbashkët për shtyp shprehet bindja se krijimi i marrëdhënieve diplomatike është në interes të të dy vendeve.
Në fjalën e tij, ministri Tozaka deklaroi se me ditën e sotme fillon një etapë e re në marrëdhëniet në mes dy vendeve, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ambasadori Kiqmari pasi e ka falënderuar ministrin e Jashtëm Tozaka për njohjen e Republikës së Kosovës vitin e kaluar, tha se nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët dëshmon për një raport të ngushtë miqësie që po krijohet në mes të dy vendeve, i cili do të jetë baza e bashkëpunimit në fushat me interes të dyanshëm.
Gjatë ditës, ambasadori Kiqmari ka takuar edhe zyrtarë të tjerë të Ishujve Solomon, ndërsa sot pritet të vizitojë Universitetin Nacional në Honiara dhe Shkollën e Mesme King George VI.
/Shqiptarja.com