Kosovarët: Në kampet e Hungarisë
po na keqtrajtojnë, kushte mizore!
Gjendja e emigrantëve kosovarëve që gjenden nëpër burgjet dhe kampet e Hungarisë vazhdon të jetë alarmante. Disa nga ata që janë të ngujuar, raportojnë për kushte mizore në këto burgje, ndërsa kërkojnë angazhim institucional nga Prishtina, për t’u kthyer në shtëpi.
Gjendja e emigrantëve kosovarëve që gjendën nëpër burgjet dhe kampet e Hungarisë vazhdon të jetë alarmante. Disa nga ata që janë të ngujuar, raportojnë për kushte mizore në këto burgje, ndërsa kërkojnë angazhim institucional nga Prishtina, për t’u kthyer në shtëpi.
Një qytetar nga Prizreni, i cili gjendet në një kamp në kufi me Rumaninë, ka rrëfyer për keqtrajtimet që po u bëhen të burgosurve në burg. Ai nëpërmjet KTV-së u ka bërë thirrje shtetit përfaqësuesve të shtetit të Kosovës, që t’i ndihmojë.
Halit Jonuzaj ka treguar nëpërmjet telefonit se janë të mbyllur në një kamp afër Rumanisë, ku janë të keqtrajtuar vazhdimisht. Ai ka treguar se nuk di asgjë për fatin e disa shokëve të tij, të cilët kishin shkuar bashkë në Hungari, me idenë për të dalë në vendet e BE-së.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët gjenden në burgjet dhe kampet e Hungarisë dhe Francës, duhet të presin ende që t’iu bëhet një zgjidhje dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ata do të vazhdojnë jetojnë në kushte të mjerueshme, ndërsa Qeveria është zotuar se do të bëjë aq sa mundet për gjetjen e një zgjidhjeje për ta.
Gjatë këtij viti 5 400 kosovarë kanë hyrë ilegalisht në Hungari dhe aktualisht në këtë shtet ndodhen rreth 1 100 prej tyre, më shumë se 250 në burgje dhe të tjerët në kampe të lira. Ikja drejt BE-së, kohën e fundit është bërë temë e ditës, pasi që të rinjtë e shumë fshatrave kanë ikur për një jetë më të mirë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50