Kosovarët pa bileta me shpresën
 për fitore: Kuqezinjtë do ja dalin

Kosovarët pa bileta me shpresën<br /> për fitore: Kuqezinjtë do ja dalin
Kosovarët kanë shprehur shqetësimin se nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për të parë sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të enjten në “Elbasan Arena”. Megjithëse të dëshpëruar për këtë fakt, ata thonë se do të ndjekin kombëtaren shqiptare nëpërmjet televizionit.

Ndërsa bëjnë thirrje për tifozët shqiptarë të cilët do të jenë në stadium, të mos bien pre e provokimeve, besojnë se djemtë e kombëtares kuq e zi do të sigurojnë fitoren kundër Serbisë.

“Nesër do ta shikojmë ndeshjen Shqipëri-Serbi, do të jetë një ndeshje shumë emocionale, një ndeshje historike gjithashtu pritet fitorja jonë, shpresojmë të marrim 3 pikë dhe të sigurojmë biletën për në Francë 2016”, - shprehet një qytetar.

Po unë në televizor do e shikoj gjithsesi.
A mendoni se do të fitojë Shqipëria?
Me siguri.
A besoni se gjithçka do të shkojë mirë?
Besoj se po, kanë bërë sigurime, përgatitje, besoj që po.

“Sigurisht që duam të fitoj por shpresoj që mos të ketë ndonjë incident që mund të bëjë Shqipërinë të jetë në kategorinë e Serbisë. Inshallah shpresoj që do fitojmë”, - shprehet një tjetër.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot