TIRANE - Një gjermane u rrëmbye në zonën e Unazës së Re në kryeqytet nga ish i dashuri i saj kosovar dhe dy shokë të tij. Ngjarja e cila tronditi qytetarët që u bënë dëshmitarë të rrëmbimit, u raportua menjëherë në polici, ku pas rreth një orë blutë e kryeqytetit mundën të gjejnë 27-vjeçaren Katerina Erekter dhe të vënë në pranga 49-vjeçarin Hamdi Berisha me origjinë nga Kosova dhe banim në Durrës. Po ashtu policia e Tiranës shpalli në kërkim dhe dy shokët e tij me inicialet E.B dhe J.XH të dyshuar si bashkëpunëtorë në rrëmbim.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 19:30 policia e Tiranës u njoftua nga disa dëshmitarë të cilët thanë se 27-vjeçarja gjermane u rrëmbye me forcë nga tre persona në një automjet “Hunday” me targa TR 1613 U, e cila siç mëson A1 Report është në pronësi të një gruaje. Pas sinjalizimit për rrëmbim, policia u vu në ndjekje të makinës e cila rreth një orë pas ngjarjes u gjet e braktisur në Vorë tek ura e Limuthit.
Policia arrestoi në Vorë kosovarin, largohen dy bashkëpunëtorët
A1 Report siguron pamjet e automjetit gjysmë të përmbysur jashtë rrugës dytësore në të djathtë të segmentit Tiranë-Durrës. Pas këtij konstatimi, blutë e kryeqytetit nisën ndjekjen me qen për gjetjen e të resë gjermane dhe të rrëmbyesve.
Sipas policisë, vajza tërhiqej nga Berisha, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë, arritën t’i shpëtojnë policisë.
Policia shoqëroi të dy personat në mjete të ndryshme, ndërsa dyshimet e para të policisë flasin se të dy ata kanë pasur një lidhje por prej disa kohësh ishin ndarë dhe Erekter jetonte në Tiranë.
Sipas policisë, pengmarrësi Berisha pretendon se vajza i kishte vjedhur atij si bizhuteri të ndryshme, por edhe një sasi parash. Policia po verifikon nëpërmjet policisë gjermane dhe asaj kosovare të dhëna të mundshme mbi ta.

(Ne foto: Automjeti me te cilin u krye pengmarrja, i braktisur ne "Uren e Limuthit") Foto te tjera
/Shqiptarja.com