Kosovë​: 197 të infektuar dhe 3 viktima me Covid-19 në 24 orë

Kosovë​: 197 të infektuar dhe 3 viktima me Covid-19 në 24 orë

Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur që 3 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, duke çuar në 669 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 197 raste të​ reja me koronavirus,  në 1,018 testet e realizuara,  duke çuar në 18,345  numrin e të prekurve nga Covid-19.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë disiplinë në respektimin e masave kundër COVID-19, që të përjashtohet mundësia e karantinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën