Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, priti sot në ambientet e kazermës "Adem Jashari" në Komandën e Forcave Tokësore, në Prishtinë, një delegacion prej 20 gjeneralësh dhe admiralësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të prirë nga admirali Harold Gehan dhe Mr. Clyde Manning.
Në njoftimin e Ministrise se FSK-së theksohet se gjeneral Kastrati falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme në ngritjen profesionaletë FSK-së, për bashkëpunimin e mirë edhe me Gardën Kombëtare të Iowa-s. Gjeneral Kastrati njoftoi delegacionin e gjeneralëve amerikanë për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, në shërbim për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë, për bashkëpunimin rajonal dhe të përgjithshëm.
Gjeneral Kastrati me tej, ju përgjigj shumë pyetjeve, që kishin të bënin me rekrutimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, strukturën organizative të Ministrisë dhe FSK-së, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar. /ATSH/
/Shqiptarja.com