Kosova ka shënuar një përmirësim në lidhje me situatën e pandemisë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima dhe 88 infektime të reja me COVID-19.
Nga 4.704 testime të kryera, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 4.800.
Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Komento