Kosovë: Aksesi në dokumente publike, ende sfidë
PRISHTINË, 7 nëntor/ATSH/.- “Sfidat në zbatimin e Ligjit për akses në Dokumente Publike, katër vite pas hyrjes në fuqi” ishte tryeza e organizuar sot nga Zyra e Kryeministrit në të cilën u tha se “aksesi në dokumente publike mundëson që institucionet e shtetit të jenë llogaridhënës ndaj qytetarëve të tyre”. Drejtori i Zyrës për […]
"Sfidat në zbatimin e Ligjit për akses në Dokumente Publike, katër vite pas hyrjes në fuqi" ishte tryeza e organizuar sot nga Zyra e Kryeministrit në të cilën u tha se "aksesi në dokumente publike mundëson që institucionet e shtetit të jenë llogaridhënës ndaj qytetarëve të tyre".
Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Zyrën e Kryeministrit, Arianit Bytyqi, tha se "edhe pse shumica e institucioneve publike kanë caktuar zyrtarët përgjegjës për akses në dokumente publike apo për pranimin e kërkesave për akses në dokumente publike, përgjegjësia për vendimmarrje nuk iu takon atyre dhe shpeshherë ka paqartësi në këtë drejtim".
Përfaqësuesi i
OSBE-së, Philipp Annewit, tha se "misioni i tyre mbështet zhvillimin e një kornize me të mirë për qasje në dokumente publike, duke ndërtuar kapacitetet për akses në dokumente publike".
Ai u shpreh se "në këtë drejtim kanë punuar me institucionet, mediat si dhe shoqërinë civile".
"Qasja në dokumentet publike është bazë për një pjesëmarrje domethënëse të publikut dhe mënyrë që bën institucionet e shtetit dhe qeverinë llogaridhënëse karshi qytetarëve", theksoi Annewit.
Edhe pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe mediat, thanë se zbatimi i ligjit ende mbetet sfidë, ndërsa institucionet nuk janë transparente në lejimin e qasjes në dokumente publike.
Ndërsa, Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ruzhdi Jashari, tha se "sa i përket detyrave të dala nga Raporti i Progresit, Agjencia i ka përmbushur të gjitha detyrimet e dala nga BE-ja".
Jashari shtoi se sa i përket aksesit në dokumente publike, Agjencia nuk ka penguar asnjëherë aksesin në ato dokumente që janë në interes të publikut.
Zyrtarja e lartë për komunikim me publikun në Zyrën e Kryeministrit Albulena Syla-Zeqiri, duke prezantuar raportin gjithëpërfshirës për institucionet publike për realizimin e së drejtës për akses në dokumentet publike, tha se "janë 160 institucione publike të cilat përfshihen në ligjin për akses në dokumentet publike, ndërsa tri prej tyre janë qendrore".
Ajo tha se "janë 69 institucione, ku përfshihet qeveria me të gjitha Agjencitë e saj vartëse, 37 komuna, institucione të pavarura janë 22, ndërmarrje publike 16. Ndërsa 16 institucione të tjera që nuk janë përfshirë në raportin e fundit dhe të cilat nuk raportojnë në ZKM janë, Avokati i Popullit, Autoriteti Kosova i Konkurrencës, UP-ja, Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve, BQK-ja, AKI-ja, Prokuroria e Shtetit, Agjencia për ndihmë juridike , të cilat nuk kanë raportuar në Zyrën e Kryeministrit, me arsyetimin se po e humbin pavarësinë e tyre institucionale. /KosovaPress/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2025
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56