PRISHTINË, 26 Shtator/ATSH/.- Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, 27 shtator, do të organizojë një aktivitet me biçikleta.
Sipas një njoftimi për shtyp të Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, thuhet se Kosova do të sensibilizohet me të gjitha vendet botërore duke treguar që edhe ne kemi potenciale dhe mundësi për zhvillimin e turizmit.
"Ky aktivitet këtë vit do të zhvillohet në Komunën e Podujevës dhe do të fillojë nesër në orën 10:00, në sheshin e qytetit dhe do të vazhdojë rrugëtimn me biçikleta drejt rrugës së Merdares, deri në Ballofc-Hertic-Turuqic-Drazhnje-Orllan-Batllav-Dumosh-Sfeqel-Surkish-Podujevë".
Nesër në këtë aktivitet parashikohet të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës./KosovaPress/








